Mësues, autor, dëshmitar. Teacher, author, witness.

Shani Hajrushi Hoti lindi më 5 maj 1976, në fshatin Ratkoc, komuna e Rahovecit. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Shkollën e mesme të përgjithshme — drejtimi shoqëror-gjuhësor — e kreu në fshatin Malësi e Vogël (ish Radostë) në vitin shkollor 1995/1996. Për arsye ekonomike, shkollimi u ndalua për një vit. Më pas vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike "Bajram Curri", në degën Histori–Edukatë Qytetare në Gjakovë, në vitin akademik 1997/98.

26 janar 1999, derisa po kthehej nga Gjakova me autobus, u mor peng nga forcat policore serbe në vendin e quajtur "Ura e Terezive." U mbajt në burgjet serbe deri më 7 mars 2001. Pas lirimit, në qershor 2001 diplomoi, dhe në shtator të atij viti filloi punën si mësues i Historisë dhe Edukatës Qytetare në shkollën "4 Dëshmorët" në Ratkoc.

Në qershor 2015 përfundoi Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti", drejtimi Histori–Edukatë Qytetare (programi AKM). Në tetor të të njëjtit vit vazhdoi studimet master në Fakultetin e Edukimit të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë, në drejtimin Histori–Edukatë Qytetare. I përfundoi me sukses në qershor 2019, duke fituar titullin Master i Mësimdhënies.

Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Në vitin 2018 botoi librin Historiku i Shkollës "4 Dëshmorët" — Ratkoc, një dokumentim i historisë së shkollës ku edhe punon. I martuar, jeton dhe punon në fshatin Ratkoc, komuna e Rahovecit.

Shani Hajrushi Hoti was born on May 5, 1976, in the village of Ratkoc, municipality of Rahovec. He completed primary school in his hometown, and finished general high school — social-language track — in the village of Malësi e Vogël (formerly Radostë) in the 1995/1996 school year. Economic reasons forced a one-year pause before he continued at the Higher Pedagogical School "Bajram Curri", studying History–Civic Education in Gjakova in the 1997/98 academic year.

On January 26, 1999, while returning from Gjakova by bus, he was taken hostage by Serbian police forces at a place called "Ura e Terezive." He was held in Serbian prisons until March 7, 2001. After his release, he graduated in June 2001, and in September of that year began teaching History and Civic Education at the "4 Dëshmorët" school in Ratkoc.

In June 2015 he completed the Faculty of Education at the University of Prizren "Ukshin Hoti", majoring in History–Civic Education (AKM program). That October he continued postgraduate Master's studies at the Faculty of Education of the "Hasan Prishtina" University in Prishtina, in History–Civic Education. He successfully completed these studies in June 2019, earning the title Master of Teaching.

He is a member of the Association of Political Prisoners of Kosovo. In 2018 he published Historiku i Shkollës "4 Dëshmorët" — Ratkoc (History of the "4 Martyrs" School — Ratkoc), a documentation of the history of the school where he teaches. Married, he lives and works in the village of Ratkoc, municipality of Rahovec.

Kronologji — 26½ muaj Chronology — 26½ months
  1. Ura e Terezive Bishtazhin · Arrestimi Bishtazhin · Arrest
    Arrestohet nga policia serbe derisa lëvizte afër fshatit Bishtazhin. Arrested by Serbian police while travelling near the village of Bishtazhin.
  2. 01 · 1999 — 06 · 1999
    Burgu i PrizrenitPrizren District Prison Gjatë bombardimeve të NATO-s During the NATO bombing campaign
    Mbahet i burgosur ndërsa jashtë muresh fillon fushata ajrore. Held while, outside the walls, the air campaign begins.
  3. Masakra e DubravësDubrava Massacre Në kujtim të Fazli & Besim Kabashi In memory of Fazli & Besim Kabashi
    Shokët e dhomës së tij Fazli dhe Besim Kabashi transferohen nga Prizreni në burgun e Dubravës, ku humbin jetën në masakër. Ai mbetet në Prizren. His cellmates Fazli and Besim Kabashi are transferred from Prizren to Dubrava prison, where they are killed in the massacre. He remains in Prizren.
  4. Fundi i luftësEnd of the war Transfer në Serbi — jo lirim Transferred to Serbia — not released
    Në vend të lirimit, transferohet tej kufirit, në burgun e Prokupjes. Instead of being freed, he is moved across the border to Prokuplje.
  5. 06 · 1999 — 03 · 2001
    Burgu i ProkupjesProkuplje Prison Serbi · Gjyqe farsë, uri, ndarje Serbia · Sham trials, hunger, separation
    Durim i gjatë, gjyqe të paligjshme, mungesë ushqimi dhe higjiene. A long endurance of illegitimate trials, hunger, and poor hygiene.
  6. LirimiRelease Pas 26½ muajsh — 2 vjet, 2 muaj, 15 ditë After 26½ months — 2 years, 2 months, 15 days
    Del nga burgu. Një ditë më vonë, kthehet në Kosovë. He walks out. The next day, he returns home to Kosovo.

Nga libriFrom the book

"Me qëllim që këto përjetime të mos i merr koha, me neve kur të ikim nga kjo botë. Ashtu siç ka ndodhur me shumë e shumë breza para nesh, të cilët ndoshta edhe më shumë kanë vuajtur e sakrifikuar, por e meta e tyre ka qenë mos shënimi apo mos dokumentimi." "The goal was to ensure that these experiences would not be lost to time or carried away with us when we leave this world — just as it happened to many generations before us, who may have suffered greatly, but failed to record or document their struggles."
— Shani Hoti · Ditar nga Burgu (Hyrje / Introduction)

Ditar nga Burgu — një dëshmi e shkruar nga kujtesa. Prison Diary — a testimony written from memory.

Ditar nga Burgu — book mockup / maketa e librit
Ditar nga Burgu — front cover / balli i librit
Ditar nga Burgu — back cover / shpina e librit

Botim 2021 · Përkthim në proces Published 2021 · Translation in progress

Shtatë pjesë — një zë. Seven parts — one voice.

Botuar në vitin 2021 nga Lena Graphic Design në Prishtinë, libri gjurmon 26½ muaj burgim politik nga Bishtazhini te Prokupja, dhe më tej — drejt lirisë dhe kujtesës. Tani po përgatitet edicioni anglisht. Published in 2021 by Lena Graphic Design in Prishtina, the book follows 26½ months of political imprisonment from Bishtazhin to Prokuplje — and beyond, toward freedom and memory. An English edition is now being prepared.

BotuesPublisher
Lena Graphic Design, Prishtinë
RedaktorEditor
Hazir Luta
RecensentReviewer
Dr. Ermelinda Kashah
KorrektorProofreader
Florida Rexha
KopertinaCover design
Oljtian Bajrami
Përkthyese (EN)Translator (EN)
Donika Blaku

Dilëni në kontakt. Get in touch.

Vendndodhja
Location
Ratkoc · Rahovec · Kosovë
Ratkoc · Rahovec · Kosovo
Email
Email
shanihoti76@gmail.com
Shoqëror
Social